09:57 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Chelseas i gjuajnë abonimet

Chelsea u poshtërua nga Manchester City në ndeshjen e Premierligës duke u mposhtur me rezultat 6-0 dhe kështu humbi vendin e katërt.

Një tifoz i skuadrës blu ka hedhur abonimin vjetor në fushë në shenjë pa kënaqësie për rezultatin dhe gjendjen aktuale të skuadrës, shkruan Indeksonline.

Një sigurim në fushë shihet duke e larguar kartelën që një tifoz i Chelseas e gjuajti te futbollistët e skuadrës së tij.

Kjo ishte humbja më e thellë e Chelseas në Premierligë dhe hera e parë që skuadra humb tri ndeshje si mysafir duke mos arritur të shënoj. /IndeksOnline/