Tifozët e Chelseas nuk e duan Potterin, kërkojnë largimin e tij (VIDEO)

Skuadra e Chelseas mbrëm ka pësuar edhe një humbje tjetër.
”Blutë” pësuan humbje në shtëpi nga Aston Villa me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Rezultatet e dobëta në muajt e fundit, kanë bërë që tifozët e Chelseas të dalin kundër trajnerit Graham Potter.
Mbremë në ”Stamford Bridge” tifozët në kor u dëgjuan teksa thërrisnin: ”Potter ti nuk e ke idenë se çfarë po bën me skuadrën”.
Ata për gjatë gjithë kohës nuk i ndalen vërshëllimat ndaj futbollisteve dhe trajnerit.
Chelsea aktualisht ndodhet në vendin e 11-të në tabelë me 38 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/