13:06 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Tifozët e Fenerbahces “e mbrojnë” edhe statujën e legjendës së tyre, nga koronavirusi

Tifozët e klubit turk, Fenerbahce kanë bërë një veprim që ka bërë xhiron nëpër internet.

Bëhet fjalë për vendosjen e maskës në statujën e legjendës së klubit, Alex de Souza i cili ishte më parë kapiten i Kombëtares së Brazilit dhe Fenerbahces, shkruan IndeksOnline.

E në këto kohë të pandemisë covid-19 siç duket fansat e Fenerit janë shqetësuar edhe për statujën e legjendës së tyre andaj i kanë vendosur doreza dhe maskë.

Futbolli në Turqi po ashtu është pezulluar shkaku i kësaj pandemie./IndeksOnline/.