Tifozët e Fenerbahçes të trishtuar/ Ozil: Më vjen keq!

Mesut Ozili ende pa e treguar mirë veten në skuadrën e tij të re, Fenerbahce, ka pësuar një lëndim të rëndë.
Ylli turk me pasaportë gjermane u detyrua të largohej nga loja në ndeshjen Fenerbahce-Antalyaspor që u mbyll me rezultat 1 me 1, shkruan IndeksOnline.
Pas ndeshjes, Ozil e konfirmon se ka probleme me ligamentet e gjurit, kjo trishton tifozët e Fenerit, të cilët mezi priten transferimin e lojtarit nga ekipi i Arsenalit.
“Më vjen keq. Me të vërtetë i trishtuar që nuk do të jem në gjendje t’i ndihmoj ekipit për shkak të një këputjeje të ligamentit. Por ka mundur të jetë më keq. Unë do të përpiqem gjithçka të kthehem në fushë së shpejti. Faleminderit për mesazhet dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar Ozili
/IndeksOnline/