08:20 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Interit dalin kundër drejtuesve

Dështimi i blerjes së Javier Pastore nga PSG ka bërë që tifozët të humbasin durimin me klubin.

Pas largimit të Joao Mario, i huazuar te West Ham, Spalletti ka kërkuar një fantazist dhe klubi nuk ka arritur t’ia plotësojë dëshirën.

Madje, sipas drejtorit sportiv, Ausilio, Inter nuk ka zhvilluar asnjë negociatë për argjentinasin.

Kjo situatë ka bërë të shpërthejnë tifozët, të cilët kanë sulmuar Zhang jr., djali i pronarit të zikaltërve, në Instagram: “Turp”, “Po shkatërroni Inter”, “Shisni ekipin dhe zhdukuni!”.

Temat: