19:19 / E Diele, 29 Tetor 2023 / C E

Tifozët e Interit “gozhdojnë” Lukakun, Lautaro ia jep dorën me “pishman”

Ka nisur supersfida mes Interit dhe Romës, ndeshje e vlefshme për javën e dhjetë në Serie A.

Ashtu siç edhe pritej, tifozët e zikaltërvei kanë bërë të ditur ndjenjat e tyre ndaj Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg u fërshëllye nga tifozët vendas për shkak të sjelljes së tij gjatë merkatos së verës, duke filluar bisedimet me Juventusin dhe Milanin, ndërsa përfundoi si i huazuar nga Chelsea te Roma.
Një tjetër skenë që mori vëmendje ishte edhe ajo në mes të belgut dhe Lautaro Martinez.

Dyshja kishin një partneritet të artë në sulmin e Interit, ndërsa sonte argjentinasi mezi e përshëndeti sulmuesin e Romës.