20:31 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Kosovës nderojnë Fadil Vokrrin në minutën e 9-të të ndeshjes

Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare në stadiumin e rinovuar, ”Fadil Vokrri”.

Pas licensimit muajin e kaluar nga UEFA, ”Fadil Vokrri” do ta presë Kosovën për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare.

Dhe tifozët e Kosovës sonte do ta nderojnë Vokrrin në minutën e nëntë të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

Ata do t’i mbajnë pankartat me numrin 9 në stadium./IndeksOnline/