14:25 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / OSH

Tifozët e Lazios e shajnë Muriqin në stërvitje/ Sarri i del në mbrojtje: “Nëse dëgjoj edhe një fjalë për Muriqin, do e boshatis tribunën”

Tifozët e Lazios po tregohen shumë të ashpër me futbollistin kosovar, Vedat Muriqin.

Në stërvitjen e hapur që është mbajtur sot, tifozët kanë bërë thirrje fyese ndaj Vedat Muriqit, transmeton Indeksonline.

Por, në mbrojtje i ka dal Maurizio Sarri i cili i është afruar tifozëve dhe ju ka thënë: “Nëse dëgjoj edhe një fjalë për Muriqin, do e boshatis tribunën”.

Ky veprim u prit me duartrokitje nga tifozët që i ndalen fyerjet në drejtim të Muriqit./Indeksonline/