10:08 / E Diele, 20 Gusht 2023 / Gj. Sh

Tifozët e Lirisë sulmojnë autobusin e “Intelektualëve” të Dritës

Tifozët e Lirisë së Prizrenit, “Arpagjiktë”, kanë sulmuar autobusin e tifozëve të Dritës, “Intelektualëve”.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Liria – Drita, e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, gjatë daljes së simpatizuesve nga stadiumi, disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit të simpatizantëve mysafir me ç’rast kanë dëmtuar një xham anësor të autobusit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raport.

Ndeshja Liria – Drita ka përfunduar me barazim 0-0./IndeksOnline/