08:58 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Liverpoolit do ta urrejnë Neymarin pas parashikimit të tij për titullin e Premier Leagues

Neymar ka dhënë një parashikim shokues për titullin e Premier Leagues në një intervistë ekskluzive me të përditshmen spanjolle, Express Sport.

Ylli i PSG-s udhëtoi drejt Barcelonës javën e kaluar për t’i takuar ish-bashkëlojtarët, përfshirë Luis Suarez dhe Ivan Rakitic në qendrën stërvitore të klubit.

Më pas, ai iu drejtua Express Sportit për një intervistë të rrallë në ngjarjen e pokerit në Barcelonë, PokerStars.

Neymar flet pak gjuhën angleze, por ai ishte i aftë që ta jepte mendimin e tij se kush mund ta fitojë titullin e Premier Leagues, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi brazilian kishte pranë vetes mikun e tij i cili ishte si përkthyes në këtë rast dhe ai u pyetë: ”Kush do ta fitojë titullin?” – përgjigjja e Neymar ishte: ”Woah, kjo është e vështirë”.

”Është shumë e vështirë, por Manchester City do ta fitojë këtë.

Ndërsa, në lidhje me tri pozitat e tjera që kompletojnë top-katëshen, Neymar shtoi: ”I dyti do të jetë Manchester Unitedi, i treti Chelsea”.

Braziliani pauzoi dhe më pas tha: ”I katërti do të jetë Tottenhami”.

Pranë tij ishte edhe Gerard Pique, i cili u shokua kur Neymar e injoroi Liverpoolin pavarsisht katër fitoreve në katër ndeshjet e paran të ”Të Kuqëve”./Indeksonline/