11:48 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Liverpoolit, në Kosovë, i kërkojnë falje Van Dijkut për votat “qesharake” të gazetarit kosovar

Tifozët zyrtarë të Liverpoolit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj votave të gazetarit Bajram Shala për “Ballon d’or”.

Ai kishte votuar me pikë maksimale argjentinasin Lionel Messi, por holandezin Virgil van Dijk nuk e votoi fare.

Në profilin e tyre në Twitter, tifozët e “të kuqve”, shkruajnë:

“I madhi Virgil, ne të gjithë tifozët e Liverpoolit nga Kosova të kërkojmë falje për votimin qesharak, nga i cili nuk njohim se kush është, por ne do t’ia paguajmë atij një abonim televiziv në Ipko apo Kujtesa, që ai të mësojë për ty në të ardhmen. Bajram Shala na shkruaj në mesazh privat për detajet”.

Këta janë 5 futbollistët të cilët i votoi gazetari Shala. /Indeksonline/

Messi u zgjodh më i miri pasi kishte vetëm 7 pikë më tepër se Van Dijku.