75 Mall Live Search
23:38 / E Premte, 15 Maj 2026 / Gj Sh

Tifozët e Liverpulit nisin fushatën ku kërkohet shkarkimi i Arne Slot

Humbja nga Aston Villa ka zëmëruar tifozët e Liverpulit.

”Reds” u mposht me rezultat 4-2, derisa në rrjetet sociale, tifozë të shumtë kanë nisur një fushat kundër trajnerit Arne Slot, shkruan IndeksOnline.

Ata po kërkojnë sa më parë shkarkimin e teknikut holandez.

Arne Slot, qysh në vitin e parë arriti ta fitonte titullin e Premierligës, por ky sezon nuk shkoi në menyrën që prisnin, pasi Liverpuli ende nuk e ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/