19:30 / E Enjte, 19 Gusht 2021 / OSH

Tifozët e Milanit le të festojnë, e transferojnë Florenzin, afër edhe ylli i Chelseas

Skuadra e Milanit ka mbyllur marrëveshjen me Romën për huazimin e Alessandro Florenzit.

Gazetari, Fabrizio Romano raporton që dy ekipet tashmë kanë kompletuar marrëveshjen dhe pritet vetëm zyrtarizimi, transmeton Indeksonline.

Por, ky nuk pritet të jetë transferimi i vetëm në këtë verë për Milanin.

Sipas Romanos, klubi italian është afër ta marr në formë huazimi edhe mesfushorin e Chelseas, Timeoue Bakayoko./Indeksonline/