13:19 / E Mërkurë, 02 Shkurt 2022 / C E

Tifozët e PSG-së kanë një mesazh për skuadrën e tyre: Durimi ynë ka kufi

PSG nuk po arrijnë të ketë vazhdimësi në marrjen e rezultateve pozitive këtë sezon edhe pse në skuadër ka yje, të cilët priteshin të shkëlqejnë në Ligue 1.

Eliminimi në fazën e 16-të të Kupën e Francës të hënën, ka irrituar tifozët, të cilët kanë një mesazh të shkurtër por shumë të qartë për skuadrën parisiene.

Nëpërmjet një mesazhi të shkruar në rrjetet sociale grupi më i madh i PSG-së, Collectif Ultras Paris, kanë shprehur  qartë pakënaqësia e tyre për eliminimin kundër Nice.

“Durimi ynë ka kufij”, thuhet në postim, ndërsa kujtojmë se ky grup njihet në Ligën e Kampionëve për “spektaklet” e mjeteve piroteknike, gjë që tashmë i ka kushtuar klubit sanksione nga UEFA.