75 Mall Live Search
18:36 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Tifozët e Vardarit me kore kundër shqiptareve, por kështu iu mbyllet goja

Shkëndija e Tetovës është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur Vardarin e Shkupit me rezultatin 0-2 në derbin e “zjarrtë” të Maqedonisë.

Ishin minutat e fundit të ndeshjes kur tifozët vendas filluan të këndonin kore kundër shqiptarëve, shkruan indeksonline.

Por kundërpërgjigja e skuadrës tetovare ishte shumë sportive.

Derisa këndoheshin këngët, Ibrahimi shënoi golin e dytë për Shkëndijën për t’iu mbyllur gojën zhurmave në stadium.

Me fitoren e sotme, Shkëndija ngushtoi diferencë ndaj Vardarit në – 4 pikë. Në sfidën e radhës skuadra shqiptare do të presë Makedonija GP. /IndeksOnline/