19:07 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tifozët e Zvezdës rrehen në mes vete në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Tifozët e Cervena Zvezdës së Beogradit janë rrahur dje mes veti.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Copenhagen, Delije në tribunën veriore janë përleshur mes veti.

Sipas asaj që raportohet në mediat serben, rrahja ishte brutale dhe e përgjakshme ku kishte të lënduar prej të cilëve disa kanë marrë ndihmën e mjekëve të Ndihmës së Shpejtë.

Në këtë rrahje e nevojshme ishte edhe intervenimi i policisë speciale serbe.