Tifozët godasin me shishe lojtarin e Llapit, ndërpritet për pak minuta ndeshja
Ndeshja mes Ferizaj dhe Llapit e vlefshme për Kupën e Kosovës është ndërprerë për pak minuta.
Kjo për shkak se një tifoz hodhi një shishe në fushë dhe goditi lojtarin e Llapit, Ilir Blakçorin, shkruan Indeksonline

Ndeshja është ndërprerë për pak minuta derisa policia t’i largojë gjithë tifozët e pranishëm në tribuna.
Kujtojmë që rezultati momental është 0:0./Indeksonline/

