10:16 / E Shtunë, 24 Prill 2021 / Blerim

Tifozët kërkojnë largimin e Ceferin, kjo është arsyeja

Aleksander Ceferin ka nisur një luftë që mund të qojë me largim të tij nga UEFA.

Menjëherë pasi Komiteti Ekzekutiv mori vendim që mos të përjashtojë asnjërën prej klubeve nga Champions League, shkaku i Superligës, Ceferin sërish është deklaruar.

Ai kërcënoi klubet se nëse nuk tërhiqen krejtësisht nga Superliga, s’kanë më vend në Ligën e Kampionëve.

Fansat, që ishin kundër idesë së krijimit të Superligës, tani i kanë dal kundër numrit një të UEFA-s.

Sipas El Chiringuito, miliona tifozë kanë shpërndarë “CeferinOut”, ku kërkohet largimi i tij.

Janë ditë të vështira për futbollin atëherë  kur ky sport po vuan për shkak të pandemisë, pasi tifozët vazhdojnë të mos jenë nëpër stadiume që pothuajse një vit.