20:34 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Tifozët kërkojnë statujën e Ranierit në stadium

Tifozët e Leicester Cityt nuk e kanë harruar triumfin e shkëlqyeshëm në Premier Ligë në sezonin 2015-2016. Kështu, një grup tifozësh të “dhelprave” i kanë kërkuar klubit të ndërtojë një statujë bronzi për teknikun italian, Claudio Ranieri,  i cili ishte meritor në triumfin e paharrueshëm të klubit.

Ideja e tyre është që statuja të vendoset në hyrje të stadiumit “King Power”.

Nuk dihet ende nëse drejtuesit e Leicester do ta plotësojnë këtë dëshirë të tifozëve, por natyrisht që dëshira është e madhe. Në udhëheqje të Leicester, Ranieri qëndroi për dy sezone, duke i shpallur ata kampion që në sezonin e tij të parë në “King Power”.

Nën drejtimin e tij, Leicester arriti të marrë 36 fitore dhe 22 barazime, duke fituar rreth 44.44% në 81 takime të drejtuar nga ai.