11:07 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tifozët kosovarë e kaluan testin kulturor kundër Malit të Zi, madje e pastruan edhe stadiumin pas ndeshjes

Në stadiumin “Fadil Vokrri” ishin prezent 12,494 tifozë që kishin ardhur për ta përcjellë ndeshjen Kosova – Mali i Zi.

Shumica e tifozëve shqiptarë treguan kulturë të lartë, duke duartrokitur Himnin Malazias.

Pati dyshime që do të kishte fyerje në drejtim të futbollistit pejan Fatos Beqiraj që mbron ngjyrat e Malit të Zi, por ndodhi e kundërta.

Ai u emocionua dhe pati lot në sy me pritjen e shqiptarëve, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, Alban Mavriqi, ishte një prej tifozëve që ndihmoi në pastrimin e mbeturinave në tribuna.

/Indeksonline/