Tifozët serbë po e gjuanin me topa bore, mesfushori holandez iu kundërpërgjigj me një asist

Skuadra e PSV-së të martën në mbrëmje shënoi fitore ndaj Crvena Zvezdës me shifrat 2:3 në ndeshjen e parafundit të fazës tabelore në UEFA Champions League.
Ishte një moment epik që është kapur nga kamerat e tifozëve. Vendësit po e gjuanin me topa bore lojtarin e klubit holandez, shkruan Indeksonline
Joey Veerman më pas bëri një asist te bashkëlojtari i tij, Luuk de Jong, i cili shënoi me kokë.
26-vjeçari më pas u rikthye nga tifozët serbë dhe i ngacëmoi për golin e pësuar./Indeksonline/
Karma 🤔⛄️ pic.twitter.com/sBVFT5zzH6
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) January 22, 2025