14:08 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Tifozët të pranishëm në ndeshjen Arbëria – Prishtina

Gjatë ndeshjes së Superligës, Arbëria – Prishtina shihet një numër i madh tifozësh të pranishëm në stadiumin e Ferizajt.

Komisioni i garave në Federatën e Futbollit të Kosovës mund të ngre iniciim disiplinor ndaj Arbërisë, për lejimin e tifozëve në stadium për shkak se kjo bie ndesh me rregullat e antiCovid-19, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë se gjatë pjesë së parë, Prishtina është duke fituar me rezultat 0-3.