09:38 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / OSH

Tifozëve do të ju ndalohet të këndojnë apo të pinë alkool kur të rikthehen në stadiume

Me 2 dhjetor Premier liga do të lejoj numër të limituar të tifozëve të rikthehen në stadiume.

Por, rikthimi i tifozëve në stadiume do të jetë nën rregullat të rrepta kundër koronavirusit, transmeton Indeksonline.

“Sportsmail” raporton se një dokument që i është dërguar klubeve thuhet se tifozëve në stadium do të ju ndalohet të këndojnë, bërtasin ose të pinë alkool.

Në stadiumet e nivelit të parë, do të lejohen 4 mijë tifozë, kurse në nivelin e dytë do të lejohen 2 mijë tifozë./Indeksonline/