75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 11 Gusht 2024 / Gj. Sh

Tifozi 101 vjeçar ishte për herë të parë në stadium, skuadra e Tottenhamit i bën një dhuratë

Tottenhami dje ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Bayern Munchen, ku bavarezët fituan me rezultat 3-2.

Skuadra angleze gjatë kësaj ndeshje kishte një mysafirë të veçantë, shkruan IndeksOnline.

Tifozi 101 vjeçar, George Bristow kishte mundësinë të ishte i pranishëm për herë të parë në stadiumin e Tottenhamit.

Para ndeshjes, Bristow u takua me legjendat e “Spurs”, Martin Chivers dhe Pat Jannings, ku pranoi si dhuratë fanellën e Tottenhamit, me emrin e tij./IndeksOnline/