15:20 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tifozi anglez e quan Kosovën vendin më të mirë në botë, e parashikon rezultatin e ndeshjes

Kanë mbetur edhe pak orë deri te ndeshja historike e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sheshet në Prishtinë janë të stërmbushura me tifoz anglez e kosovarë.

Një ndër ta dha një prononcim për Indeksonline duke e quajtur Kosovën vendin më të mirë në botë dhe parashikoi gjithashtu edhe rezultatin.

“Anglia do të fitojë besoj, por do të jetë ngushtë. Rezultati mendoj se do të jetë 3:1” – u shpreh tifozi i skuadrës angleze Stoke City.

I pyetur nga Indeksonline se a kanë qenë miqësorë kosovarët ai tha: “Po shumë, vendi më i mirë që kam qenë. Kam kaluar për mrekulli”./Indeksonline/