23:57 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tifozi i Barcelonës në prezantim të Hazardit, madrilenët e detyrojnë ta heq fanellën

Një shfaqje e paparashikuar është dëshmuar gjatë ceremonisë fantastike të prezantimit të Eden Hazard në “Santiago Bernabeu”, si futbollist i ri i Real Madrid. Në tribunën e stadiumit të Los Blancos është paraqitur si për çudinë e të gjithëve edhe një tifoz me fanellën e Barcelonës.

Mes turmës prej rreth 50 mijë tifozësh prezent në “Bernabeu”, djaloshi me fanellën blaugrana të Barças është bombarduar në vërshëllima dhe kontestime, duke reaguar menjëherë.

I ndërgjegjësuar për faktin se zgjedhja e fanellës që mbante veshur nuk kishte qenë vendimi më i mirë në jetën e tij, e ka hequr menjëherë, duke fituar njëherësh edhe duartrokitjet e tifozëve madrilenë që qëndronin pranë tij.