12:47 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / C E

Tifozi i Manchesterit vritet me hanxhar pas humbjes 4-0 në fundjavë

Policia në Zimbabve po e heton një rast të vrasjes, pasi një tifoz i futbollit ishte vrarë me hanxhar shkaku i një debati që pati për humbjen e Manchester Unitedit në fundjavë nga Brentfordi me rezultatin 4:0, raporton “Daily Mail”.

Vukile Nkomo 31-vjeçar, raportohet se është vrarë pasi shikoi ndeshjen e të shtunës me vëllain e tij në një lokal në fshatin Mbembesi.

Nkomo po mundohej ta mbronte vëllain që u përfshi në një fjalosje gjatë ndeshjes me një adhurues tjetër.

Manchester Unitedi ishte në disavantazh 4:0 qysh pas pjesës së parë.

Pasi përfundoi ndeshja, vëllai i viktimës u përfshi në një fjalosje me një person që është identifikuar si Sthembelani Tshuma.

Vrasësi i Nkomos raportohet se u larguar i zemëruar nga shitorja e pijeve dhe shkoi për të marrë hanxharin.

Ai më pas u kthye dhe atë mbrëmje e goditi Nkomon, sipas “Sunday News”.

Vëllai i Nkomos arriti të ikte për në një shitore në afërsi dhe të gjejë zyrtarët policorë.

Por, kur u kthye, ai e pa vëllain pa shenja jete.

Vrasësi po kërkohet nga Policia.

Policia në Zimbabve ka bërë thirrje që cilido që ka informata ta lajmërojnë.