16:34 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tifozi i vogël përlotet pasi takon kampionin e Botës

Kilyan Mbappe është kthyer në një futbollist shumë të dashur jo vetëm për francezët dhe tifozët e PSG-së por për mbarë futbolldashësit.

Talenti francez i cili shkëlqeu në Kupën e Botës në Rusi është njëri nga futbollistët më të kompletuar të gjeneratës së tij.

Ai po tregohet madje se është shumë i afërt me tifozët, shkruan Indeksonline.

Së fundi është publikuar një video, ku Mbappe shihet se ka emocionuar një tifoz të vogël.

Ai madje ka filluar të qaj kur është takuar me futbollistin e ri më të mirë të Kampionatit Botëror. /IndeksOnline/