22:38 / E Premte, 28 Janar 2022 / SH F

Tigri kafshon dorën e një burri, dëgjohen britma të mëdha

Pamjet e kamerës tregojnë një burrë që bërtet nga dhimbja dhe lutet për ndihmë, pasi është sulmuar nga një tigër malajzian, pak para se një oficer policie ta qëllonte dhe vriste kafshën që kishte kapur dorën e burrit në një kopsht zoologjik në Florida. SHBA.

“Vlerësohet se ai ka tentuar ta ushqejë apo përkëdhelë tigrin përmes gardhit derisa tigri ka mundur ta arrijë dhe t’ia tërheqë dorën në mbyllje”, vlerësojnë autoritetet.

Djali, rreth 20 vjeç , i cili punonte në një kompani pastrimi për llogari të kopshtit zoologjik, ka mbetur i plagosur rëndë dhe po trajtohet në spital.

Ai hyri natën e së mërkurës, 29 dhjetor, pasi kopshti zoologjik u mbyll për publikun , “në një zonë të kufizuar, pranë një tigri që ndodhej brenda zonës së tij të rrethuar”, shpjegoi policia e qarkut Collier, ku ndodhet kopshti zoologjik.

Djali më pas ka kaluar dorën nga një vrimë në gardh dhe ka qenë duke “përkëdhelur apo ushqyer kafshën”, sipas informacioneve të para të policisë, kur tigri i tij e ka kapur atë.

Pasi goditi gardhin një herë në përpjekje për të çliruar njeriun nga dhëmbët e kafshës, oficeri i parë i policisë që nxitoi në vendngjarje qëlloi tigrin, duke vrarë 8-vjeçarin Echo, sipas raporteve të shtypit lokal.