09:01 / E Hënë, 03 Gusht 2020

TikTok akuzon Facebook për plagjiaturë

ByteDance, kompania kineze që zotëron TikTok-un, akuzoi Facebook-un për “plagjiaturë dhe njollosje”. Të dielën vonë, firma me qendër në Pekin tha se “është e angazhuar për t’u bërë një kompani globale”, por është përballur “më të gjitha llojet e vështirësive komplekse dhe të paimagjinueshme”.

Këto përfshijnë një “mjedis të tensionuar politik ndërkombëtar, përplasje, konflikt me kultura të ndryshme dhe plagjiaturë dhe njollosje të konkurrencës nga Facebook”. ByteDance nuk e shtjelloi më tej deklaratën.

ByteDance bëri publike ??deklaratën përpara se Microsoft të konfirmonte se është në bisedime për të blerë TikTok. Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft, Satya Nadella, bisedoi me presidentin Donald Trump në lidhje me një blerje të mundshme të TikTok në SH.B.A. Gjigandi i teknologjisë po tenton një blerje të TikTok në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re gjithashtu.

TikTok është përballur me akuza të shumta nga Uashingtoni për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve amerikanë për t’u përdorur nga qeveria kineze, por platforma e ka mohuar vazhdimisht këtë. Së fundmi, presidenti Trump paralajmëroi se do të ndalojë TikTokun në SH.B.A.