09:09 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Time Kadriaj, Abelard Tahirit: Deklarata jote ngjason me atë ruso-serbe, ty t’njeh Drenica mirë!

Vazhdojnë polemikat dhe kundërshtimet midis AAK-së e PDK-së. Abelard Tahiri ka thënë mbrëmë se Ramush Haradinaj nuk ka më vend në politikë.

Time Kadriaj i është kundërpërgjigjur zyrtarit të PDK-së duke thënë se një deklaratë e tillë ngjason me ato ruso-serbe.

“Deklarimi i mbrëmshëm se Haradinaj nuk ka vend në politikë, ngjason me deklaratat ruso -serbe, që për 22 vjet nuk u ndalën asnjëherë.

Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrimesh.

Por më 14 shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptojë pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së miri”, shkruan Kadriaj në reagim./Indeksonline/