75 Mall Live Search
11:31 / E Martë, 01 Korrik 2025 / S Z

Time Kadriaj propozon Albin Kurtin për anëtar të komisionit

Për të 40 herë me radhë ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. E opozita sërish kundërshtoi mënyrën e fshehtë të votimit. Deputetët opozitarë  kërkuan nga kryeseuesi Avni Dehari që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por për dallim nga herat e tjera, deputetja e AAK-së Time Kadriaj pati një propozim për anëtarë të komisionit. Ajo kërkoi nga Dehari të mos ia ndërpresë fjalën, pasi që kësaj radhe AAK-ja ka një propozim për anëtarë të komisionit. E Kadriaj e propozoi Albin Kurtin.

“Ne sot e kemi një emër për komision. E propozojmë deputetin Albin Kurti”, tha ajo../Indeksonline/