75 Mall Live Search
23:13 / E Hënë, 27 Prill 2026 / F.R

Time Kadrijaj: Si mundet Feride Rushiti me u ba pjesë e kësaj loje politike të Albin Kurtit?

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, duke komentuar një nga propozimet e LVV-së për presidente, Feride Rushitin, pyet se si “munet që e njëjta të bëhet pjesë e lojës politike të Albin Kurtit”?.

Ajo tha se është duke u shkelur Kushtetuta dhe rendi kushtetues i shtetit.

“Si mundet Feride Rushiti me u ba pjesë e kësaj loje politike të Albin Kurtit, ku po shkelet kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës!”, ka shkruar Kadrijaj.