21:25 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Timja në ‘krah’ të Haradinajt: Ju që po lehni, çfarë kontributi i keni dhënë Kosovës?

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka mbrojtur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj duke thënë se kontributi i tij është i madh.

Kadrijaj e ka bërë këtë përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook” ku thotë se me i pyet këta që po “lehin”, cili është kontributi juaj për Kosovën është një zero, duke “thumbuar” personat që po kritikojnë politikën e të parit të Qeverisë.

Sipas saj, tema për mashtrimet me lista të veteranëve tani në këtë kohë po përgatiten qëllimisht nga këta që po ‘lehin’, për t’ia hedhur poshtë punën e Haradinajt.

Shkrimi i plotë i Kadrijajt:

Me i pyet këta që po lehin cili ashtë kontributi i juaj për Kosoven valla do të befasoheni sepse vlerësimi i këtij kontributi është një zero e madhe .E me këtë zero kontribut qfarë po bëjnë sot po përpiqen me tema të veteranëve me e kontaminu ambientin e popullatën sepse po ju pengon puna dhe të arriturat e kryeministrit Haradinaj.

Si dje dhe sot krenar me ty Kryeministër!