17:06 / E Martë, 25 Qershor 2019

Tipi me veturë të shtetit vozit si në Formula 1, shkelë rregullat tej mase

Indeksonline ka raportuar vazhdimisht për punëtorët e shtetit të Kosovës që kanë shkelur rregullat e komunikacionit. Ky avaz po vazhdon ende, gjersa janë qytetarët ata që po përcjellin këto shkelje në rrugët e Kosovës.

Një e tillë është parë sot në autostradën që dërgon për Prizren. Vetura me tabela zyrtare 3Z (të njohura për redaksinë) shkelë rregullat vazhdimisht në udhëtimin e sotëm, shkruan Indeksonline.

Në të gjitha tabelat që tregojnë shpejtësinë maksimale në rrugë, ky shofer pothuajse dyfishon kilometrazhën.

Madje, shpejtësia e veturës së shtetit të Kosovës arrin deri në 180 kilometra, shpejtësi e cila karakterizon vetëm veturat e Formulas 1./Indeksonline/