23:16 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

“Tirana Film Festival” bën bashkë dy ikona të suksesit dhe bukurisë

“Tirana Film Festival” është mbajtur sot në kryeqytetin shqiptar. Në ngjarjen më të madhe të filmit në vend janë mbledhur emra të shquar nga bota e artistëve shqiptarë.

Në mesin e tyre ishin edhe dy ikona të suksesit dhe bukurisë.

Arbnora Ademaj, shqiptarja që është bërë storie suksese në Turqi dhe Aida Troka, emri i shquar i botës së biznesit me “Allure Beauty” në Tiranë.

Me dy ngjyrat e flamurit të Kosovës, Aida e Arbnora sonte ishte pjesë e bukur e ngjarjes së madhe filmike shqiptare./Indeksonline/