21:40 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Tirana mposhtet nga skuadra e Dudelange

Skuadra shqiptare Tirana është mposhtur me rezultat 1-0 nga Dudelange, në ndeshjen e parë kualifikuese për Konferencë Ligë.

Golin e fitores për skuadrën nga Luksemburgu e shënoi futbollisti Hassan në minutën e 71-të, pas një gjuajtje me kokë, e cila në fillim përfundoi në shtyllë e pastaj gjeti rrjetën e portierit Visar Bekaj, raporton Indeksonline.

Tirana nuk arriti ta shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë, pasi skuadra e Dudelange mbeti me një futbollist më pak që nga minuta e 54-të kur Kirch u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh.

Në minutën e 68-të u barazuan përsëri forcat numerike në fushë, pasi Vesel Limaj brenda tre minutave shkaktoi dy faulle dhe mori dy kartonë të verdhë.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën e ardhshme në stadiumin ”Air Albania”, në Tiranë më fillim nga ora 20:00./Indeksonline/