09:30 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tirana, në rundin tjetër të kualifikimeve për Evropa Ligën, mund të takohet me Dritën

Klubi i vetëm nga Shqipëria,Tirana,  që ende është në gara evropiane, sot mëson kundërshtarët e saj në rrethin e katërt të kualifikimeve.

Ekipet do të radhiten në vazo sipas koeficientit që e kanë pasur në fillim të sezonit, transmeton Indeksonline.

Sipas kësaj, Tirana, i bie që të jetë në vazon e dytë. Kundërshtarët e sigurt potencial të “Bardhebluve” janë: Dinamoja e Zagrebit, Young Boys, Cërvena Zvezda, Qarabagu, Dinamo Bresti.

Por, Tirana në rrethin e katërt ka mundësi të luajë edhe ndaj ekipit të Dritës në rast se ata e mposhtin Lega Warsavan.

Këto mbesin hipoteza deri të shihet se si do të jenë skuadrat të vendosura në vazo. Kjo dihet sot, pasi të përfundojë ndeshja Riga-Tre Fiori./Indeksonline/