13:47 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vendosen rampa në Tiranë

Ndër punime të tjera në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tirana do të ketë edhe një risi, transmeton Indeksonline.

Në të gjitha sheshet dhe rrugët ku është e nevojshme po vendosen rampa, për t’i evituar veturat.

Kjo po bëhet me qëllim të sigurisë së qytetarëve dhe lëvizjes së lirë, në vendet ku pushohet dhe është i ndaluar frekuentimi i automjeteve.

Gjatë ditës së sotme një e tillë u vendos në Rrugën “Ismajl Qemajli”.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. /Indeksonline/.