06:46 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tiranë, aksident me një të vdekur

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës në Tiranë.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtues shtetasin M.H, ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Viktima mësohet se është shtetasi A.B 66 vjeç, raporton TCH.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i automjeti është shoqëruar në polici.