17:12 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Titujt e Botës po vijnë në Kosovë

Robin Krasniqi është shpallur kampion i Botës në pesha të mesme pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel.

Boksieri nga Juniku  mori titujt e IBO dhe ËBA pasi fitoi me Ko në rundin e tretë të sfidës të së shtunës, shkruan Indeksonline.

Por titujt e Botës janë nisur drejtë Kosovës, vendlindjes së boksierit.

Krasniqi ka postuar një fotografi para aeroplanit dhe ka treguar se është nisur drejtë Aeroportit të Prishtinës.

“Krenaria me e madhe ne jet ti sjelli Kosoves TITUJT E BOTES”, ka shkruar boksieri kosovar. /IndeksOnline/