17:29 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Tjetër akuzë mbi Loredanën, një fotograf thotë se është vjedhur dhe mashtruar

Reperja shqiptare, Loredana Zefi është në telashe me gjyqin. E dashura e reperit, Mozzik akuzohet se ka mashtruar një çift në Zvicër, dhe i ka vjedhur 900.000 franga. Rreth kësaj çështje, ajo u arrestuar dhe u morë në pyetje gjatë ditës martë.

Pas çifti zviceranë, një fotograf nga Gjermania ka  akuzuar reperen për mashtrim dhe vjedhje, transmeton Indeksonline.

Sipas fotografit, reperja bashkë me vëllaun e saj ia kishin marrë detajet e kartës së kreditit deri sa ai po qëndronte në Kosovë.

Pas kësaj vëllai i reperes, kishte bërë pagesa me të.  Po ashtu kishte rezervuar një fluturim nga Zvicra në Kosovë.

Në gusht të vitit të kaluar, ai ishte dënuar për keqpërdorim dhe përpunim të të dhënave. Ndërsa, Loredana nuk ishte dënuar, shkruan ‘Tagesanzeiger’.

Disa javë më vonë, kur fotografi vizitoi Loredanën në apartamentin e saj në Kosovë për të kërkuar rrobat që ia kishte huazua, reperja ishte shfaqur me një armë në xhepin e saj.

Rreth këtyre dy rasteve ende nuk ka reaguar Loredana, po as i dashuri i saj Mozzik./Indeksonline/