11:55 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Tjetër çmim për Salahun, tani vjen nga “FWA” (Foto)

Mohamed Salah është shpallur futbollisti i vitit nga “The Football Writers”.

25-vjeçari po kalon në një prej sezoneve më të mira në karrierë. Ai po shkëlqen me klubin e tij, Liverpool.

Salah para disa dite u shpall futbollisti i vitit në Premierligë, kurse sot ka marr një tjetër cmim të rëndësishëm.

Egjiptiani është shpallur futbollisti i vitit nga “FWA”. Vitin e kaluar ky çmim i shkoi futbollistit të Chelseat, N’Golo Kante./IndeksOnline/