23:41 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Tjetër dështim nga VAR-i, s’kishte karton të kuq në këtë rast!?

Teknologjia më e re në futboll ‘VAR’, ndonjëherë po kryen punë më së miri, ndonjëherë po bën gabime të pafalshme.

Një gabim apo dështim ndodhi në ndeshjen Getafe 3-0 Valencia, sonte në La Liga, shkruan IndeksOnline.

Cabaco, lojtari i Getafes bëri një ndërhyrje tejet të ashpër në lojtarin e Valencias, Wass. Aty s’pati asnjë kontakt me topin, kurse ndërhyrjet e tilla direkte dhe të ashpra, zakonisht sanksionohen me karton të kuq!

Por, sipas VAR-it, kjo ishte një ndëhyrje e ‘lehtë’! Duhet thehet këmba për t’u dhënë i kuqi, apo çfarë?!/IndeksOnline/