09:46 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një tjetër disfatë për Golden Staten, triumfojnë Lakersat e Minnesota

Humbja e dytë radhazi në kampionat për skuadrën e Golden State, që u mposht 120-92 nga Oklahoma.

Skuadra nënkampione e NBA-së duket se do të ketë një sezon të vështirë, teksa nuk arrin dot të gjejë rrugën e fitores. Curry realizoi 23 pikë, por i pambështetur sa duhet nga skuadra, ndërsa për Oklahomën u dalluan Schroderi me 22 pikë e Gallinari me 21.

S’ndalet skuadra e Minnesotas, që sot korri fitoren e tretë radhazi. Pas një ndeshjeje me rivalitet dhe emocione, Minnesota mundi 116-109 Miami, duke treguar një formë të mirë. Wigginsi me 25 pikë, Townsi me 23 dhe Teuta me 21, bënë diferencën në fushë për vendësit (për Miami u dallua Nunni me 25 pikë, por që mbetën për statistikë).

Dy fitore radhazi edhe për Lakersat, që duket se kaluan momente të vështira të debutimit. Ekipi kalifornian fitoi sot 120- 101 ndaj Charlottes, ndeshje e dominuar nga vendësit. Davisi realizoi 29 pikë e 14 rebound, ndërsa LeBron Jamesi e mbylli me 20 pikë e 12 asist. Pas kohës shtesë fiton Memphisi, që mposhti 134-133 Brooklyn (Morant 30 pikë). Jashtë fushe triumfon Portlandi, që mundi 121-119 Dallas (McCollum 35 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Oklahoma – Golden State, 120-92

Memphis – Brooklyn, 134-133

Dallas – Portland, 119-121

Minnesota – Miami, 116-109

Lakers – Charlotte, 120-101