18:34 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tjetër gabim i Troshupës, Gjilani shënon golin e dytë

Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, ku po luhet ndeshja mes Feronikelit dhe Gjilanit, është shënuar goli i dytë.

Gjilanasit arritën ta dyfishojnë epërsinë me golin e Useinit, i cili shfrytëzoi për mrekulli një gabim të portierit të Niklit, Troshupës.

Vlen të kujtojmë që edhe në golin e parë Troshupa gaboj, duke ia dhuruar epërsinë Gjilanit./Indeksonline/