19:28 / E Diele, 26 Maj 2024 / FR

Tjetër incident, 12 të plagosur pas turbulencave në “Qatar Airways”

12 persona u plagosën pas një tjetër incidenti nga turbulencat. Këtë herë,  avioni “Qatar Airways” që udhëtonte nga Doha në Dublin u përfshi turbulenca të forta. Mes pasagjerëve u plagosën edhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Megjithatë, avioni arriti të ulej normalisht dhe në mënyrë të sigurt në aeroportin e Dublinit. Ekipet e emergjencës ishin gjithashtu në vendngjarje për të ndihmuar.

Ky incident vjen pak ditë pas incidentit në një fluturim të Singapore Airlines ku një person humbi jetën dhe dhjetëra persona u plagosën, mes tyre një grua e cila mbeti e paralizuar.