16:53 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Tjetër klub anglez vihet pas Rashicës

Werder  Bremen po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon me Milot Rashicën që ka humbur diçka nga repertori i tij duke mos shfaqur formën e një viti më parë.

Megjithatë interesimi në merkato për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës nuk mungon, teksa pas Liverpoolit për të ka nisur të bëjë hapa konkretë një tjetër skuadër e Premier League, pikërisht Aston Villa.

Klubi nga Birninghami pritet të humbasë shërbimet e Jack Grealish në verë dhe kërkon ta zëvendësojë talentin e skuadrës së saj me Milot Rashicën.

Gjithsesi për të mbrritur te Rashica, Aston Villa duhet të mposhtë konkurencën e Liverpoolit, por edhe të Borussias së Dortmundit, dy klubeve që kanë shfaqur shumë interes për të. Werder Bremen e vlerëson kartonin e futbollistit kosovar rreth 35 milionë euro.