10:30 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / B O

Tjetër masakër mes karteleve të drogës në Meksikë, kufomat përfundojnë para zyrës së kryebashkiakut

Pamje të rëndë janë publikuar nga Meksika, ku kartelet e drogës vijojnë të marrin jetë njerëzish si pasojë e përplasjes me bandat rivale.

Së fundmi, karteli Los Tlacos ka publikuar një video para ekzekutimit të 20 personave, për të cilët pretendohet se janë anëtarë të kartelit rival të La Bandera, drejtuesi i të cilit, Chucho Brito, thuhet se është një aleat i ngushtë i kryebashkiakut të qytetit Iguala, David Gama Pérez.

“Njerëz nga Iguala, këtu janë të gjithë ata që zhvatën para dhe po vrisnin njerëz të pafajshëm, mes të cilëve edhe gra. Plehra që e kishin tmerruar këtë qytet të bukur. Ky territor, tashmë ka një pronar”, tha para ekzekutimit një person i maskuar i cili mbante në dorë një armë.

4 trupa të pajetë u lanë në një makinë para zyrës së kryebashkiaku, ndërsa trupat e tjerë nuk janë gjetur.

“La Bandera”, sipas mediave meksikane, është një degëzim i Guerreros Unidos, karteli i lidhur me rrëmbimin e 43 studentëve 7 vite më parë në Ayotzinapa.