23:39 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Tjetër shqiptar shënon në Europaligë (Video)

Pas Adnan Januzajt një tjetër futbollist shqiptar ka shënuar gol në Europa Ligë.

Bëhet fjalë për lojtarin e AEK Athinës, Astrit Ajdarevic.

Ajdarevic u inkuadrua në lojë në minutën e 79’të dhe shënoi menjëherë në minutën e 80’të për rezultatin 1 me 1 kundër Dinamos së Kievit.

27-vjeçari i lindur në Prishtinë ka luajtur për klube të mëdha si Liverpool dhe Leicester City. Së fundi ai ishte ftuar edhe për Kombëtaren e Shqipërisë./IndeksOnline/